MyFinn FinnConsulting workspace
Online

ZYRA E KONTABILITETIT FINN

Gjithçka që i duhet zyrës tuaj, e vendosur në një vend.

MyFinn e mban punën e zyrës në një vend: të dhëna të qarta, procese të kontrolluara dhe dokumente gati kur duhen - nga faturimi elektronik te ekstraktet bankare.

Të dhëna të mbrojtura

Qasja është e kufizuar për ekipin e autorizuar dhe informacioni mbahet brenda sistemit të zyrës.

e-Faktura (UJP)

Faturat elektronike dërgohen drejtpërdrejt në sistemin e UJP-së, sipas standardit.

Ekstrakte bankare live

Izvodet vijnë automatikisht në sistem nga bankat kryesore të vendit - pa shkarkim e pa konvertim me dorë.

100+ formularë automatikë

UJP, PIOM, FZOM, inspektorati, kontratat e vendimet - mbushen vetë me të dhënat e firmës dhe të punëtorit, gati për printim.

HR - Menaxhim i punëtorëve

Punëtorët, kontratat, pushimet dhe pagat në një vend, të lidhura në një rrjedhë të vetme pune.

Njoftime automatike

Sistemi lajmëron vetë për afatet që afrohen - TVSH, akontacion, kontrata e licenca që skadojnë - që të mos humbet asnjë afat.

Përditësim i vazhdueshëm

Platforma zhvillohet vazhdimisht sipas nevojave reale të zyrës dhe klientëve.

TRI HYRJE

Secili sheh vetëm atë që i takon.

Nga i njëjti program hyjnë tre lloje përdoruesish. Zyra vendos me një klikim se kush çfarë sheh - dhe askush s'sheh më shumë se aq.

Firma

Pronari ose kontabilisti i firmës sheh vetëm firmën e vet: faturat, ekstraktet, punëtorët, deklarimet dhe dokumentet - seksion për seksion, siç i lejon zyra.

Punëtori

Punëtori sheh vetëm të dhënat e veta: kontratën, fletën e pagës, pushimet dhe dokumentet e tija. Kërkesat për pushim shkojnë drejt te firma.

Klienti i firmës

Blerësi i firmës sheh vetëm faturat e veta - të hapura e të paguara - dhe i shkarkon kur i duhen, pa e pyetur askënd.

KËRKO OFERTË

Sa kushton për firmën tuaj?

Shkruani dy fjalë për firmën dhe ju kthejmë përgjigje me çmimin dhe çka përfshihet. Pa detyrim.

Ose na shkruani drejtpërdrejt te info@finnconsulting.mk.

NA KONTAKTONI

Keni pyetje? Na shkruani ose telefononi.

Jemi këtu për çdo pyetje mbi programin, qasjen e klientit dhe bashkëpunimin me zyrën.